Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

EMRAT/ Policia kap në flagrancë 4 persona nga Tirana, po tentonin të vidhnin transformatorin e energjisë elektrike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar në flagrancë 4 persona, të cilët po tentonin të vidhnin transformatorin e energjisë në fshatin Romanat të Durrësit.

Bëhet me dije se janë vënë në pranga Ismail Nure, 31 vjeç, Ardjan Halili, 30 vjeç, Dashamir Troci, 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, Lulzim Vrapi, 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të katërt banues në Tiranë, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasit Luan Saliu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Të 4 autorët e arrestuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe automjeti që do përdorej për transportin.

Shërbimet e Komisariat të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, falë reagimit të menjëhershëm arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të katërt banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, ditën e sotme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Romanat, Durrës, janë konstatuar dhe kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan transformatori, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe mjeti me të cilin do e transportonin.

Nën drejtimin e Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve në të cilat këta shtetas mund të jenë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img