Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Pezullohet shefi i krimeve dhe ai i Komisiariatit në Cërrik, shkon në 4 numri i zyrtarëve që nxorën informacionet sekrete për superaksionin e armëve

Shkruar nga Newsbomb

Shefi i Krimeve në Cërrik Albjon Xhitozi dhe shefi i Komisariatit i këtij qyteti Bilal Semanaj, janë pezulluar nga detyra për nxjerrjen e informacioneve sekrete.

Mësohet se Xhitozi e Semanaj kanë nxjerr në media fotot e armëve të sekuestruara nga RENEA në një superaksion në Elbasan, në 1 korrik.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme janë pezulluar nga detyra dhe dy zyrtarë të tjerë të policisë së Elbasanit, specialisti i Krimeve të Rënda E.Gjyli dhe inspektori i Krimeve të Rënda E. Hoxha.

Sakaq, hetimet vijojnë ende për zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se i posedon dhe mund t’i ketë përdorur në një sërë ngjarjesh kriminale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll