Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

EMRAT/ Nëna u hodh për të mbrojtur djalin 23 vjeç dhe u plagos, DETAJE nga ngjarja në Durrës (Nga zënka me fjalë te grushtet dhe arma)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d1d08fd18f2feffa4596d5380f8e4dd

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot qytetin bregdetar të Durrësit. Në lagjen nr.12 ndodhi një konflikt banal mes dy familjeve fqinje, për një vend parkimi.

Mësohet se në fillim 23-vjeçari Flamur Çerma ka shkuar për të parkuar makinën, por është konfliktuar me Zyber Jubën. Ata në fillim bënë fjalë dhe u kapën fizikisht, më pas sherri agravoi në përdorimin e sendeve të forta.

Më pas 45-vjeçari Zyber Juba ka marrë aramën tip pistoletë dhe ka qëlluar, ndërkohë që nëna e tij Valbona Çerma është hedhur për të mbrojtur të birin dhe të dy janë plagosur në këmbë. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur dhe ndërprerja e përshkallëzimit të konfliktit, që mund të kishte pasoja të rënda, në njerëz. Autori është arrestuar në flagrancë.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi Z.J, rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img
spot_img