Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

EMRAT/ Lulzim Basha zëvendëson “berishistët” me të besuarit e tij, Xhelal Mziu dhe Dashnor Sula marrin poste të rëndësishme në PD

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Lulzim Basha zëvendëson “berishistët” me

Kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së disa ndryshime të rëndësishme në postet kryesore të Partisë Demokratike.

Pas përjashtimit apo pezullimit nga partia me vendim të Kryesisë, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë larguar edhe nga postet që mbanin, duke u zëvendësuar me të besuarit e Bashës.

Xhelal Mziu dhe Dashnor Sula kanë përfituar poste të rëndësishme në PD, i pari si Sekretar për Buxhetin dhe i dyti si Sekretar për Statusin e Deputetit.

Propozimet e Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma  – zëvendëson Albana Vokshin, e përjashtuar nga Partia Demokratike me vendim të kryesisë së PD.

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka  –  zëvendëson Agron Gjekmarkaj, i cili mori postin e nënkryetarit të parlamentit.

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi  –  zëvendëson Oerd Bylykbashin, i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar) –  zëvendëson  Belind Këlliçin, i pezulluar me vendim të kryesisë së PD.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar) -Enkelejd Alibeaj, i cili merr postin e kreut të grupit parlamentar në vend të Alfred Rushajt.

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar), – zëvendëson Grida Dumën, e cila u u propozua si kryetare e komisionit të shëndetësisë.

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar) – zëvendëson Dhurata Çupin që bëhet nënkryetare e komisionit të ligjeve

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll