Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EMRAT/ Ky është burri që masakroi gruan me sëpatë dhe më pas vari veten te pema afër shtëpisë, mamanë e pajetë e gjetën fëmijët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në mbrëmje në fshatin Dragostunjë, 12 kilometra larg qendrës së Librazhdit.

Qemal Bici 56 vjeç vrau sot gruan e tij Menderie Bici, 53 vjeçe. Ai e ka masakruar me sëpatë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa burime të sigurta për mediat thonë se çifti kishte kontradita prej kohësh dhe shpesh kishin konflikte.

Ishin fëmijët e çiftit ata që kanë gjetur në fillim mamanë e tyre të pajetë në shtëpi, ndërsa babai i tyre u var në pemë afër shtëpisë. Fëmijët nuk kanë qenë në shtëpi momentin kur ndodhi krimi monstruoz.

“Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten“, njofton policia.

Lexo edhe: Ç’po ndodh në Shqipëri?! Tjetër krim në familje trondit vendin: Burri vret bashkëshorten në Librazhd, më pas vret veten

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img