Hapësire reklamuese

Politikë

EMRAT/ Kuvendi përjashton Berishën dhe katër deputetët e PD: Zaptuan foltoren dhe shkaktuan kaos!

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Kuvendi përjashton Berishën dhe katër deputetët

Kuvendi ka përjashtuar për dhjetë ditë nga punimet, kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Edi Paloka, për shkak të bllokimit të foltores në seancën e djeshme plenare.

Ishin shtatë deputetë të Partisë Socialiste që kërkuan përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet për pesë deputetët demokratë. Kjo kërkesë, dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka ardhur pas debateve dje në sallën e Kuvendit, ku Berisha bashkë me deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren. Pas mbledhjes Konferenca e Kryetarëve vendosi përjashtimin e Berishës, Nokës, Spahos, Këlliçit dhe Edi Palokës.

Në kërkesën e firmosur nga deputetët Ismet Beqiraj, Petro Koçi, Denis Deliu, Arben Pëllumbi, Ermonela Valikaj (Felaj), Mimi Kodheli dhe Gerta Duraku, thuhej se deputetët e PD u sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike, duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare dhe duke shkaktuar kaos në kuvend.

Nga ana tjetër grupi i demokratëve i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, njoftoi se ka nisur procedurat për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi iu mohoi të drejtën e diskutimit deputetëve të opozitës. Sipas tyre kjo u bë me qëllim që të mos flisnin për aferën korruptive në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI, Mc Gonigal, si dhe përfshirjen e kryeministrit Rama në këtë aferë.

Lexo edhe: “Zaptuan foltoren në Kuvend”, PS kërkesë për përjashtimin e Berishës dhe katër deputetëve të PD për 10 ditë (DOKUMENTI)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll