Hapësire reklamuese

Politikë

EMRAT/ Kundërshtuan efektivët te "5 Maji", Policia procedon penalisht 4 qytetarë

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Kundërshtuan efektivët te "5 Maji", Policia procedon

Policia ka proceduar penalisht 4 banorë të zonës "5 Maji", të cilët u përplasën dhe kundërshtuan efektivët.

Mësohet se janë proceduar Elson Marku, Klodian Laci, Ledion Mziu, Zelije Nexhi, të cilët akuzohen për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Njoftimi i Policisë:

Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin e sotëm për prishjen e disa objekteve në zonën e “5 Majit", një grup banorësh kanë kundërshtuar dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

- E. M., 41 vjeç, për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës";

- K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Këta shtetas, në rrugën "5 Maji" kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke treguar mosbindje ndaj urdhrave të tyre dhe duke i penguar në zbatimin e detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu