Tirana
few clouds
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
1kmh
20 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

EMRAT/ Kishte përshtatur lokalin për trafikimin e drogave, arrestohen 3 persona, sekuestrohet kanabis dhe mijëra eurro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi është zbuluar një lokal që ishte përshtatur për përdorim droge.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë pronari i lokalit, kamerieri si dhe një person që dyshohet që siguronte drogën në ambientet e lokalit.

Të arrestuar janë Eduard Gjigoli, 46 vjeç, banues në Dërmënas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, Liridon Gashi, 30 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Donald Llupi 28 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në Pojan, në lokalin në pronësi të shtetasit Eduard Gjigoli, në të cilin ndodheshin edhe shtetasit Liridon Gashi, (i dyshuar se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit)  dhe Donald Llupi.  (i punësuar si kamarier), u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike dhe kanabis, 1 armë gjahu me një sasi fishekësh dhe 18.380 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet blic dhe operacionet poliore në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Fier, Komisariati i Policisë Fier dhe FNSH Tiranë, operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”.

Kishte përshtatur lokalin për përdorimin e drogave, vihet në pranga gjatë operacionit, pronari i lokalit. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan doza me kokainë, 18.380 euro, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga edhe një shtetas që u gjet në lokal, i cili dyshohet se furnizonte pronarin e lokalit, me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 6.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, në pranga është vënë edhe kamarieri i lokalit, për moskallëzim krimi.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal ushtrohej veprimtaria e shitjes së lëndëve narkotike në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe FNSH Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. Gj., 46 vjeç, banues në Dërmënas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”;

-L. G., 30 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-D. Ll., 28 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pojan, në lokalin në pronësi të shtetasit E. Gj., në të cilin ndodheshin edhe shtetasit L. G. (i dyshuar se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit)  dhe D. Ll.  (i punësuar si kamarier), u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike dhe kanabis, 1 armë gjahu me një sasi fishekësh dhe 18.380 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit,  shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit  L. G., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img








spot_img