Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

EMRAT: Këta janë “spaçatorët” e drogës te ish-Parku në Tiranë; Operacionalja zbarkoi dje dhe ndaloi 12, në kërkim janë 6; vëzhgoheshin me dronë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe Forca Operacionale në zonën e ish-Parkut në kryeqytet. Ata shisnin drogë në zonë dhe banorët e pallateve aty ishin ankuar shpesh në Polici. Në kërkim janë shpallur dhe 6 persona të tjerë.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, mbi bazën e ankesave të banorëve të zonës së ish-parkut, të cilët shprehnin shqetësimin se ushtrohej aktivitet kriminal në tregtimin e lëndëve narkotike në këtë zonë, është organizuar puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtare  kriminale dhe në bashkëpunim me Prokurorinë është regjistruar procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.  

Pas një viti hetimesh, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në provat e grumbulluara, u finalizuan operacioni policor i koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit ndaj shtetasve:  

Deivid Shuaipi, 26 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
Farjon Palushi, 27 vjeç,
Jurgen Halitaj, 19 vjeç,
Ismail Gurra, 26 vjeç,
Denard Buci, 20 vjeç,
Josif Ceka, 20 vjeç,
Oltion Doku, 19 vjeç,
F. S., 17 vjeç,
L. D., 17 vjeç,
Fabian Pitani, 22 vjeç
Doris Murati, 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;
A. Ll., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. 

Po në kuadër të procedimit penal janë shpallur në kërkim shtetasit:

Arnaldo Çiçaj, 27 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;
Ergest Mema, 22 vjeç,
Frenkli Sorra, 25 vjeç
Aleksandro Maliqaj, 19 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim;
Frenkli Sorra, 27 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”;
R. D., 21 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim krimi”.


Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasit Deivid Shuaipi (i ndaluar) dhe Arnaldo Çiçaj (i shpallur në kërkim), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.04.2021, në rrugën “Ndre Mjeda”, i kanë djegur 2 automjete shtetasit Shkëlqim Kokonozi, ish-drejtor i Policisë së Beratit.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij procedimi penal, më datë 16.02.2021 është finalizuar operacioni “KONTAKT”, si rezultat i të cilit janë arrestuar 3 shtetas: D. H., A. B. dhe I. P., ndërsa më datë 03.08.2020 është arrestuar shtetasi M. B.

Si rezultat i hetimeve të kryera përgjatë një viti, duke përdorur edhe dronë për vëzhgimin e këtyre  personave, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të 22 shtetasve.

Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Këta shtetas e zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën ish-parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe në rrugën “Frosina Plaku”.

Më shumë

spot_img
spot_img