Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Policisë së Kosovës me DEA-n amerikane, ku u kap në flagrancë në Lipjan një kamion me më shumë se 400 kg kokainë.
Kokaina kishte hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit, dhe destinacioni i fundit ishte Lipjani, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”, raportojnë mediat kosovare. Kamioni i përket kësaj kompanie, aksionerë të së cilës janë dy persona, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria, ndërsa zyrat qëndrore kjo kompani i ka në Kavajë.
Të dy këta biznesmenë e kanë filluar bashkëpunimin nëntorin e kaluar, ku Sheqiri ka 60% të aksioneve dhe Halilaj 40% të tyre. Sipas QKR-së, veprimtaria e këtij biznesi është kryesisht tregtimi me shumicë e pakicë dhe transporti i artikujve të ndryshëmushqimorë dhe industrial.

