EMRAT, këta janë 6 deputetët që deklaruan sot votën pro marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 18:47 09-07-2020 EMRAT, këta janë 6 deputetët që deklaruan sot votën pro marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore Foto arkivë

Dakortësia e arritur në tryezën e Këshillit Politik më 5 qershor 2020, marrëveshje kjo për Reformën Zgjedhore, ende nuk është kodifikuar në Kuvend, teksa kërkohen 84 vota për ta miratuar.

Maxhoranca ka 77 vota, ndërkohë që duhen edhe 7. Më herët ishte kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi ai që konfirmoi votën e tij pro marrëveshjes, së bashku me deputetin Besnik Troplini dhe deputeten Fatjona Dhimitri.

"Marrëveshja PD-PS është e ngurtë, burim konflikti. Unë jam kundër heqjes së koalicioneve parazgjedhore, por për hapjen e listave kam qenë dakord që më parë. Balli Kombëtar është një parti që është krijuar që në 1990 dhe që gjithmonë ka pasur si qëllim interesat e vendit. Ne do të jemi pro kësaj marrëveshje. Jo se morëm atë që deshëm, për të thënë që nuk është ajo që unë kam predikuar, por është ajo që i duhet vendit. Rruga drejt BE-së është thelbësore. Ne do e votojmë marrëveshjen pasi është pika e parë në listën e kushteve të BE-së, për integrimin e Shqipërisë", tha Roshi në një deklaratë për mediat.

Pak minuta më pas, pëmes një shënimi në facebook, edhe deputetja Suzana Topi ka konfirmuar votën e saj pro dakortësisë së 5 qershorit.

suzi.JPG

Së fundmi, ka qenë deputeti Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani që gjithashtu janë shprehur pozitiv për këtë marrëveshje, me qëllim përmbushjen e kushtit të vendosur nga BE për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen e madhe europiane.

Në këto kushte, maxhoranca kërkon edhe 1 votë për të plotësuar numrin 84, numër që sipas deputetit Myslim Murrizi nuk ka për t'u arritur kurrë.

murrio.JPG

Maliqi tha se janë 11 deputetë që do votojnë pro kësaj marrëveshje. 

Lexo edhe: “Jemi 11 deputetë”, Lefter Maliqi deklaron votën pro reformës zgjedhore: Opozita parlamentare t’i bëjë lapidar Bashës e Metës që i futi në lista

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011259078979492
array(1) { ["section"]=> string(112) "emrat-keta-jane-6-deputetet-qe-deklaruan-sot-voten-pro-marreveshjes-se-5-qershorit-per-reformen-zgjedhore-213360" }