Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EMRAT: Këta janë 5 rojet bregdetare që lejuan skafistin vlonjat të arratisej, braktisi gomonen me 50 sirianë në mes të detit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bledar Bufaj, Roland Çani, Besmir Meçe, Sejfulla Beja dhe Ardit Allkaj janë 5 rojet bregdetare të Vlorës që janë arrestuar sot nga Policia, të lidhur me një operacion të zhvilluar 4 muaj më parë në qytetin bregdetar. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-trjetrin, kanë lejuar skafistin vlonjat Emiljano Lika që të arratisej dhe t’i shpëtonte përgjegjësisë, në ngjarjen e 8 janarit 2021 në detin e Vlorës, ku u shpëtuan nga mbytja 50 emigrantë sirianëqë do të shkonin me gomone në Itali.

Sipas Policisë, 5 rojet bregdetare gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën.

Ata nuk kanë siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin Emiljano Lika (A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img