Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

EMRAT: Këta janë 18 personat që akuzohen si trafikantë emigrantësh, u prangosën gjatë operacionit të SPAK me Italinë dhe Greqinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

18 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë rënë në prangat e policisë shqiptare gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen se janë pjesë e 4 grupeve të mëdha që merreshin me trafikimin e emigrantëve klandestinë në disa shtete.

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”

  • Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë;
  • Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë;
  • Fatjon Koçllari, banues në Durrës;
  • Kristiana Sako, banuese në Divjakë;
  • Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt;
  • Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi;
  • Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Gjatë hetimeve të kryera nga Skuadra e Përbashkët Hetimore (JIT) është dokumentuar fakti se pjestarët e 4 (katër) grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.

Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5 000 deri në 10 000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1 120 emigrantëve.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img