Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

EMRAT/ Kapen dy ton kokainë në Amsterdam, grupi shqiptaro-maroken ruante “mallin” në apartamente luksoze, ja sa vite burg kërkohet për bandën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë në Amsterdam ka kërkuar shtatë deri në dhjetë vite burg për katër shqiptarë dhe tre marokenë, për kapjen e dy tonë drogë.

Sipas medieve të huaja, raportohet se 4 shqiptarët dhe 3 marokenët janë përgjegjës për transportin e jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam.

Ndërsa fitimi që ata do të merrnin kapte vlerën prej 150 milionë eurosh.

Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht “profesionale” për trafikimin e drogës.

“Ngarkesa u zhvendos me furgona dhe ruhej nga njerëz të armatosur”, ka thënë një nga prokurorët. Grupi kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Ndërkohë shtatë të dyshuarit kryesorë dhe pesë të tjerë do të dalin në gjyq.

Prokurorët kanë deklaruar se të dyshuarit ruanin më shumë se një mijë kilogramë kokainë në apartamentet luksoze në Amsterdam dhe 200 kilogramë në një shtëpi me tarraca në Hagë.

Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç pritet të dënohen me dhjetë vite burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç, pritet të dënohen me nëntë vite burg, tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.

Më shumë


spot_img









spot_img