Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EMRAT: Identifikohen dy viktimat e aksidentit tragjik në Milot, në makinën që ra në kanal ndodhej dhe një person i tretë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Urim Pepa 39-vjeç, banues në Tiranë dhe Saber Dunga 45 vjeç, banues në Durrës; janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Milot-Mamurras.

Dy viktimat ishin nisur me makinë nga Tirana dhe do të shkonin në Fushë Krujë, por rruga u është prerë në mes. Mjeti tip “Toyota” me të cilin ata po udhëtonin ka çarë barrierat mbrojtëse dhe ka rënë në një kanal me ujë. Për pasojë, Urim Pepa dhe Saber Dunga kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, Policia vijon kërkimet në zonë për persona të tjerë, pasi ka dyshime se një person tjetër ndodhej në mjet. Kanali ka thellësi të konsiderueshme pasi ekipet zjarrfikëse janë futur aty të lidhur me litar për të nxjerr trupat e pajetë.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe  vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img