Gjykata e Skocisë ka shpallur të pafajshëm dy shqiptarë që u kapën në një “shtëpi bari” në Lankashire. Alfred Dimo, 43 vjeç dhe Julien Beqaj, 20 vjeç, u arrestuan në një godinë ku kishin kultivuar 1400 rrënjë kanabis, vlera e të cilave në treg shkonte 400 mijë paund.
Ata u mbajtën për 10 muaj në paraburgim, ndërkohë që në Gjykatë thanë se ishin mbajtur kundër vullnetit të tyre dhe punonin si “kopshtarë” për shkak të kërcënimeve.
Gjykata i shpalli të pafajshëm duke deklaruar se dy shqiptarët ishin mbajtur kundër vullnetit të tyre.
Sondazh
Poll