Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për grabitjen e vilave. Bëhet fjalë për shtetasit: Edison Pula dhe Imer Masha, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç, të cilët u arrestuan, pasi kishin dalë nga ferma ku fshiheshin për të bërë pazar.
Të dy shqiptarët janë persona me precedentë penalë, Pula u akuzua për pesëdhjetë vjedhje të kryera në Trentino, ndërsa Masha ishte dëbuar tashmë nga Italia.
Në 14 Nëntor 2021 brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto u futën 4 persona, 2 prej tyre të armatosur, të cilët arritën të merrnin kasafortën në dhomën e gjumit. Po ashtu grabitësit morën bizhuteri, ar, para, ora të ndryshme me vlerë miliona euro.
Ndërkohë mediet italiane raportojnë se 2 nga personat që kryen grabitjen janë pikërisht shqiptarët e mësipërm, tashmë të arrestuar. Ata i kishin shpëtuar policisë prej muajsh, ndërsa fshiheshin te një fermë në fshatin Carbonera, ku karabiniët iu gjetën orë të ndryshme (duke përfshirë dy Rolexe), para, sende argjendi dhe mjete për vjedhje.