Hapësire reklamuese

Bota

EMRAT/Grabitën "shtëpinë e barit" dhe morën peng një person, dënohen me 40 vite burg 8 shqiptarët në Angli

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/Grabitën "shtëpinë e barit" dhe morën peng

Një bandë kriminale shqiptare është dënuar me 40 vite burg në total, pasi grabitën fabrikën e kanabis në në Southampton dhe rrëmbyen një person.

Shqiptarët të armatosur kanë dhunuar në mënyrë barbare personin dhe e kanë mbajtur peng për rreth 30 minuta. Pas njoftimit të policisë nga persona të cilët kishin dëgjuar zhurma, efektivët gjetën rreth 96 bimë kanabisi me vlerë 40,000 paund.

Para gjykatës së Southampton Croën janë paraqitur:

Armando Topalli, 28 vjeç, nga Thornycroft Road, Southampton

Lavdrim Ismaili, 28 vjeç nga London Road, Southampton

Brixado Halilaj, 21 vjeç, nga Portland Street, Southampton

Arben Lleshi, 31 vjeç, nga Portland Street, Southampton

Aranit Topalli, 28 vjeç, nga St Andreës Road, Southampton

Zef Gjoka, 29 vjeç, nga Nightingale Road, Southampton

Edison Hoxha, 26 vjeç, më parë nga Romsey Road, Southampton

Spartak Demiraj, 31 vjeç nga Britannia Road, Ëestcliff-on-Sea.

Të gjithë janë të akuzuar për rrëmbim veç Hoxhës, i cili akuzohet edhe për prodhim droge.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.