Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT/ Grabitën lokalin dhe klientët nën kërcënimin e armës, arrestohen 2 persona në Kavajë, të dyshuar edhe për vjedhje të tjera

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT/ Grabitën lokalin dhe klientët nën kërcënimin e

Policia e Kavajës ka arrestuar 2 persona në Kavajë, të cilët grabitën televizorë dhe sende të tjera në një lokal, ndërsa disa ditë më vonë u kthyen sërish në të njëjtin lokal dhe kanë kërcënuar me me armë zjarri administratorin e lokalit, për të mos kallëzuar. Gjithashtu nën kërcënimin e armës, me qëllim që klientët të mos tregonin e të mos njoftonin Policinë, u kanë marrë 4 klientëve, aparatet celulare dhe janë larguar.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Besjan Dedaj, 33 vjeç, banues në Thumanë, dhe Sajmir Voka, banues në Tiranë. Po këta shtetas kanë vjedhur në një banesë në Kavajë, si dhe kanë tjetërsuar duke i çuar për pjesë këmbimi në Kukës, disa automjete të marra me qera.

Njëkohësisht, dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në disa qytete të vendit, ku vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë në disa qytete të vendit, për dokumentimin e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, gjetën të fshehur në Thumanë  të Krujës, armën e zjarrit kallshikov, një sasi municioni luftarak si dhe një shumë parash 700.000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve të vjedhura dhe makinave të marra me qera, duke i tjertësuar në pjesë këmbimi. 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegtarët”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për goditjen e veprimtrarisë kriminale në fushën e vjedhjes, vjedhjes me dhunë e armë.

Kërcënuan me armë administratorin e lokalit për të mos kallëzuar krimin dhe vodhën nën kërcënimin e armës celularët e katër klientëve në lokal, kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar.

Njëri prej tyre me precedent të theksuar kriminal, në fushën e armëmbatjes pa leje, të vjedhjes, mashtrimit dhe kanosjes. Zbardhen edhe disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë nga këta shtetas. Të dy shtetasit e arrestuar, të dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë. Sekusestrohen një armë zjarri kallashnikov, sasi municioni luftarak dhe një shumë e konsiderueshme parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve me armë e dhunë, dhe vjedhjeve të thjeshta të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shtegtarët”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

- B. D,  33 vjeç, banues në Thumanë Krujë dhe S. V.,  28 vjec,  banues në Tiranë.

Këta shtetas, në një lokal në Golem, kanë vjedhur televizorë e sende të tjera, dhe pas disa ditësh, kanë shkuar përsëri në lokal dhe kanë kanosur me armë zjarri administratorin e lokalit, për të mos kallëzuar. Gjithashtu nën kërcënimin e armës, me qëllim që klientët të mos tregonin e të mos njoftonin Policinë, u kanë marrë 4 klientëve, aparatet celulare dhe janë larguar.

Po këta shtetas kanë vjedhur në një banesë në Kavajë, si dhe kanë tjetërsuar duke i çuar për pjesë këmbimi në Kukës, disa automjete të marra me qera.

Njëkohësisht, dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në disa qytete të vendit, ku vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë në disa qytete të vendit, për dokumentimin e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, gjetën të fshehur në Thumanë  të Krujës, armën e zjarrit kallshikov, një sasi municioni luftarak si dhe një shumë parash 700.000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga shitja e sendeve të vjedhura dhe makinave të marra me qera, duke i tjertësuar në pjesë këmbimi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale  "Vjedhja me dhunë", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Vjedhja" dhe "Kanosja për të mos kallëzuar", kryer në bashkëpunim, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.