Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

EMRAT-FOTO/ SUPERFERMA e KANABISIT në Angli, dënohen me burg 3 shqiptarët në Lincolnshire

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre shqiptarë të përfshirë në krijimin e fermës më të madhe të kultivimit të kanabisit në Lincolnshire në Angli, janë dënuar me 39 muaj burg secili nga Gjykata Britanike.

Ferma e kanabisit u zbulua nga policia në një njësi industrial në në Freiston Road në Boston në fillim të këtij viti. Në fermë u gjetën 2985 bimë kanabisi, të shpërndara në 4 dhoma.

Policia arrestoi Xhemal Derdin pasi hyri në ndërtesë, ndërsa Alfred Alla u gjet i fshehur në tubat e ventilimit. Më vonë, në pranga ra edhe Ismail Elezi. Të tre shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në tokën angleze. “Rendimenti i vlerësuar është midis 79 dhe 239 kilogramë. Vlera e shitjes në rrugë të kanabisit me rendimentin më të ulët të vlerësuar do të ishte 800,000 paund. Rendimenti më i lartë i vlerësuar do të kishte prodhuar një vlerë në miliona paund”, thuhej në njoftimin e policisë.

Avokati i Xhemal Derdit u shpreh se klienti i tij shkoi në Britani pasi nuk kishte më mundësi punësimi në Itali dhe Gjermani, aty ku punonte më herët. Sipas tij, Derdi duhet të punonte për 3 muaj për të shlyer borxhin ndaj personave që e dërguan në Britaninë e Madhe.

Në foton e mëposhtme: Ismail Elezi, Xhermal Derdi dhe Alfred Alla

Screenshot 1 36
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img