Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

EMRAT/ Falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit të të burgosurve, arrestohen dy POLICË TË BURGJEVE

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy policë të burgjeve në Shqipëri janë arrestuar, pasi akuzohen se falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit të të burgosurve, ku për rrjedhojë këta të fundit përfitonin ulje dënimi.

Mësohet se në pranga kanë rënë Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu. Hetimet janë kryer nga SHKKB në bahskëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

albsig

spring

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Sot në datë 30.09.2021, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka bërë ndalimin e shtetasve;

1-Gani Ali Shehu, i datëlindjes 04.04.1987, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin.
2- Lulzim Fadil Kaziu, i datëlindjes 19.08.1997, lindur e banues në Peqin me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.

Ndaj këtyre shtetasve Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në materialin referues të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, ka rregjistruar Procedimin Penal Nr.1642 të vitit 2021 për veprën penale “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të fallsifikuara.

Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, mbetet i përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit në sistemin e burgjeve, si dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img