Gazetari i njohur Robert Goro ka folur në një lidhje direkte me emisionin “360 gradë” për fondet e zeza të Greqisë me të cilat ka financuar mediat shqiptare.
Goro tregoi se lista me emrat ndodhet në kasafortën e ministrit të Brendshëm, ndërsa listat e publikuara i cilësoi fake.
“Duhet thënë që nëse është një listë e tillë ajo gjendet në kasafortën e ministrit të Brendshëm, nuk kanë për të dalë ndonjherë emrat e kësaj liste apo listave të tjera. Ajo listë pavarësisht që është fake, por është një turp i madh, nuk e kuptoj si nuk është nisur një hetim për këtë temë. Deri më tani ne dimë vetëm një rresht, pra në Greqi ne dimë vetëm që mediat shqiptare të kenë financime”, tha Goro.
Sondazh
Poll