Hapësire reklamuese

Politikë

Emrat e PS, Kryemadhi: Listë humbëse dhe frike, për të mbajtur PS peng dhe nën kontroll

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar listat e Partisë Socialiste të bëra publike mbrëmjen e kaluar nga sekretari i Përgjithshëm i saj, Taulant Balla.

Duke folur për “Syri.tv”, ajo e cilësoi listën e PS si një listë humbëse dhe që tregon frikën e Edi Ramës dhe një tentativë për të mbajtur peng partinë pas humbjes së 25 prillit.

Kryemadhi: Unë e lexoj frikë të Edi Ramës dhe një listë humbëse për të përgatitur kontrollin dhe mbajtjen peng të PS. Largimi i figurave si Musa Ulqini, Besnik Bare, Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, apo i shumë e shumë grave e burrave të tjerë që janë të PS, të cilët nuk janë pjesë përbërëse e listave, përkundrazi janë larguar, sekterisur larg territorit socialist, për mua tregon se Rama ka frikën për krijimin një grupi parlamentar në parlamentin e ardhshëm opozitar, të cilin kërkon ta ketë si një grup që do t’i shërbejë si një lloj negociatori për veten e tij, alibi për veten e tij, apo për të kërkuar një liri me kusht për veten e tij politike. Nga ana tjetër, unë shikoj frikën që ka Rama nga ky grup socialistësh të vjetër, duke filluar që nga Gramzo Ruçi i pari, që për hirë të vërtetës ai nuk e ka problem vendosjen në numrin 8, por sa më shumë ka të bëjë për vlerësimin dhe respektin që Rama i jep historisë së PS, figurës së Ruçit e socialistëve të tjerë, pavarësisht mendimeve personale që mund të kemi ne. Shanset dhe mundësitë që socialistët nuk e gjejnë veten të listat e Rilindjes e gjejnë veten te kandidatët socialistë tek LSI-ja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.