
Izraeli thotë se më shumë se 20 nga pengjet e marra nga Hamasi janë fëmijë. Këta janë emrat dhe historitë e të rinjve nën 18 vjeç, të cilët janë marrë peng.
Ofri, 10 vjeç, Yuval, 8 vjeç dhe Oria Brodutch, 4 vjeç. Fëmijët ishin në Kfar Aza, një fshat afër kufirit me Gazën, kur Hamasi sulmoi dhe ata u kapën. Daphna, 15 vjeç, dhe Ella Elyakim, 8 vjeç u panë në një video të mbajtur në shtëpinë e tyre në Nahal Oz nga militantët e Hamasit.
Ethan Vahalomy, 12 vjeç është i mituri që u kap nga persona të armatosur të cilët hynë në shtëpinë e familjes. Noam, 15 vjeç dhe Alma Or, 13 vjeç u panë nga një fqinj duke u tërhequr zvarrë nga shtëpia e tyre në Kibbutz Be'eri.
Naveh, 8 vjeç dhe Yahel Shoham, 3 vjeç, së bashku me prindërit e tyre, dy vëllezërit e motrat u rrëmbyen nga shtëpia e tyre në Kibbutz Be'eri. Noam Avigdori, 12 vjeç, së bashku me nënën e saj dhe disa të afërm të tjerë, adoleshentja u mor nga Hamasi.
Ariel, 3 vjeç dhe Kfri Bibas, 9-muajshe u fotografuan duke u mbajtur nga nëna e tyre, Shiri Bibas, teksa ishin marrë nga militantët e Hamasit. Erez Kalderon, 12 vjeç së bashku me disa anëtarë të tjerë të familjes, Erez Kalderon u mor nga Kibbutz Nir Oz.
Natalie Raanan, 17 vjeç ishte duke vizituar Izraelin me nënën e saj nga Illinois. Ata ishin në Kibbutz Nahal Oz kur u sulmua dhe fqinjët i panë duke u marrë nga Hamasi. Raz, 5 vjeç dhe Aviv Asher, 3 vjeç u morën së bashku me nënën e tyre Doron ndërsa qëndronin me të afërmit pranë kufirit me Gazën.