Policia ka vënë në pranga 58 vjeçarin Sotir Gjonçari nga Vlora, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri Viktor Hyson.
Plagosja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, ndërkohë që mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin V. H., 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje).
Shtetasi S. Gj., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore”, njofton policia.