Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMRAT: Dy policë të plagosur në mes të Mamurrasit dhe një qytetar, dyshohet për shkëmbim zjarri (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
EMRAT: Dy policë të plagosur në mes të Mamurrasit dhe

Ilir Zeka dhe Flamur Lleja raportohet se janë dy efektivët e patrullës së Policisë së Mamurrasit të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, pak minuta më parë.

Fillimisht, është raportuar vetëm për një polic të plagosur, shtetasin Ilir Zeka, ndërsa më pas në spital ka mbërritur i plagosur dhe polici tjetër i patrullës Flamur Lleja. Paraprakisht bëhet me dije se ka pasur një shkëmbim zjarri mes policëve dhe personave të tjerë.

Nuk dihet nëse Zeka e Lleja janë plagosur gjatë ndonjë operacioni të Policisë apo bëhet fjalë për ndonjë përplasje të momentit. Po ashtu, raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një qytetar, i identifikuar si Nikoll Vorfi.

Nga Policia nuk ka ende njoftim zyrtar pasi ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj. Vendi është rrethuar me shirita “skennë krimi” dhe grupi i hetimit po punon për dokumentimin e saj.

Për qytetarin e plagosur nuk ka informacion; nëse ai ka qenë rastësisht në vendin ku u regjistruan të shtënat me armë, në qendër të Mamurrasit rreth orës 14.00, apo ai është personi që ka shtënë në drejtim të dy efektivëve të patrullës, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll