Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

EMRAT-DETAJE/ 50 kg TRITOL në impiantin e çimentos në Durrës, një kallëp kushton 500 euro, fabrika përdoret nga shtetas të huaj por pronarë të truallit janë dy shqiptarë me “kartela policore”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre persona ende të paidentifikuar, të veshur si ushtarakë, vendosën 50 kg tritol të ndarë në 25 kallëpe dhe të lidhur me kapsolla e fitila në dy polet plus-minus të një baterie makine në një fabrikë çimento në Durrës, por fatmirësisht lënda plasëse nuk shpërtheu për shkak të voltazhit të ulët të baterisë së makinës.

Ata e vendosën tritolin pasi lidhën me natriban rojen e godinës, por ka qenë pikërisht ky i fundit që është zgjidhur dhe ka lajmëruar policinë. Gazetari Elton Qyno tregon se një kallëp tritol kushton diku te 500 euro, ndaj për “atentatin e dështuar” janë paguar rreth 12500 euro vetëm për lëndën plasëse, por duke shtuar edhe pagesën për personat dhe makinën e përdorur për t’u larguar nga vendngjarja, del se shuma e paguar për këtë sulm është shumë e madhe.

Ai thotë se prona ku ishte vendosur sasia e tritilit është në pronësi të dy shtetasve gjermanë dhe një shtetasi bullgar, por toka ku është ngritur ky biznes është e dy personave me kartela policore dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala tregon se këta persona janë Laze Hasani dhe Arjan Laçi, ndërsa shprehet se uron që të gjendet një prokuror që t’i marrë në pyetje këta pronarë të truallit ku u vendos tritoli.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vendosjen e rreth 50 kg tritol në fabrikën e çimentos, që nëse do të kishte shpërthyer do të kishte shkaktuar një masakër të vërtetë.

Postimi i gazetarit Elton Qyno:

50 kg tritol gurore në

impiantin e çimentos

dhe heshtja për dyshen

durrsake L.H dhe A.L

Vendosja e 50 kg tritol në impiantin e një fabrike çimentoje në Durrës, tregon edhe një herë tjetër se sa seriozisht e ka Krimi i Organizuar, kur dëshiron të të shkatërojë, me një goditje të vetme.

Ajo që ka ndodhur në Durrës tre ditë më parë, nuk mbaj mend të jetë përsëritur ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit.

50 kg tritol, e ndarë në 25 kallëpë të veçantë dhe të lidhur me kapsolla e fitila në dy polet plus-minus të një baterie makine, s’mund ta bëjë një njeri dosido, por vetëm një komando xhenierësh të përgatitur dhe me njohuri të posaçme për atë punë.

Tre persona të veshur si ushtarakë, kishin lidhur 25 kallëpë tritoli, duke i shpërndarë në mënyrë të ç’regullt në kollonat mbajtëse të impiantit të prodhimit të çimentos dhe disa automjete.

Tritoli s’ka shpërthyer për shkak të voltazhit të ulët të baterisë së makinës.Ndërsa tashmë policisë dhe prokurorisë së Durrësit i ka mbetur në dorë vetëm kallëpët e tritolit.

Këto kallëpë janë identikë si ata që përdorin kompanintë e guroreve në Fushë-Krujë. Vetëm një copë kallëp tritol kushton diku tek 500 euro. Llogari 25 copë të tillë me këtë çmim, dhe del vetë llogaria.

Vetëm baza materiale shkon diku tek 12 mijë e 500 euro. Shto këto dhe pagesën për këta tre ustallarët dhe makinën e përdorur për tu larguar nga vendgjarja, dhe të del se llogaria e shpenzimit fryhet goxha për këtë sulm me eksploziv.

Prona ku ishte vedosur sasia e madhe e tritolit, është në pronësi të dy shtetasve Gjermanë dhe një shtetasi Bullgar. Por në fakt toka ku është ngritur ky biznes, është e dy emrave jo të panjohur për policinë.

Njëri është L.H nga Durrësi dhe tjetri është A.L, nga Laçi me qëndrim në Durrës. Të dy janë persona me kartela policore dhe kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në Durrës. Por ka 4 ditë që ka ndodhur ngjarja dhe askush nuk flet për këta tipat.

Madje as pronarët e biznesit të çimentos nuk flasim, megjithëse kanë hyrë në një marëdhënie tregtare ende të paqartë me këta dy persona.Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd.

Por mund të impenjohet dikush që në mes të natës të ngrihet dhe të vendosi 50 kg tritol, tek një person apo një biznes që nuk e lidh asgjë, as interesi, as konflikti apo qofte dhe diçka tjetër?

Vërtiten nga vërtitet Grupi e Hetimit dhe sërisht të gjitha dyshimet e arsyeshme tek kjo dyshe i nxjer. Tani të presim hetimet dhe të shohim se kush do jenë tre Ekspertët e grupit të xhenios që instaluan 25 kallëpë tritoli në impiantin e çimentos.

Ekspertë këta që do i kishin zili dhe ata ushtarakët që përdorte Zyhdi Dajti, (Rahmet Pastë), që prishte me tritol ndërtimet pa lejë.

Sigurisht që do presim hetimet nëse kjo dyshe ka një rol onorifik në këtë ngjarje apo periferik, duke u lakuar krejt rastësisht…

LEXO EDHE: E TMERRSHME/ Biznesit i vendosin 33 kallëpe tritol, nëse shpërthenin do kishim një masakër në Shkozet, çfarë ka ndodhur dhe pse mbahet e fshehtë? A është ky një mesazh? (DENONCIMI I GAZETARES)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img