Shtatë deputetë që mbështesin Sali Berishën nuk i janë bindur urdhrit të kreut të Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, për të mos marrë pjesë në votimin për 2 kandidaturat e PS për anëtarin e ri të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Mesazhi i Alibeajt drejtuar deputetëve erdhi pasi Komisioni i EKonomisë rrëzoi propozimin e opozitës për kandidaturën e Mateo Spahos, për anëtar të këshillit mbikëqyrës.
Deputetët që morën pjesë në votim dhe nuk iu bindën udhëzimit të Alibeajt:
- Tritan Shehu
- Luan Baçi
- Agron Shehaj
- Isuf Çelaj
- Albana Vokshi
- Elda Hoti
- Bujar Leskaj
Aleatët
Agron Duka
Dashamir Shehi
Fatmir Mediu
Vangjel Dule
Mesila Doda
Nusret Avdiu