Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Baçinozit”.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërkohë që janë plagosur 3 personat që ndodheshin brenda saj.
Të plagosurit: Sokol Prendushi, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila, janë transportuar drejt spitalit të Fierit, ku mësohet se drejtuesi i mjetit, Voci ndodhet në gjendje të rëndë.
“Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga”, njofton policia.