Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

EMOCIONUESE/ Strehohet Avniu ‘filozofi’ i Elbasanit, ja kush është njeriu me zemër të madhe nga Durrësi që e ndihmoi

spot_img

Lajme të ngjashëm

49ef472463757f0b029ef73529fdbb9b

Vetëm pak orë pasi gazetari Osman Stafa kërkoi ndihmë për t’i dhuruar një rulo Avniut “filozofit” të Elbasanit që jeton në rrugë ka ardhur edhe gjesti bujar i njerëzve me zemër të madhe.  

Qytetari nga Durrësi, Ari Bici ka ndihmuar me shumën monetare prej 5 mijë eurosh për të blerë kamperin, i cili sipas Stafës do të vendoset përpara Policisë së Elbasanit, aty ku Avniu do dhe vetë që të jetë i sigurtë.

Bashkë me gazetarin Stafa, në mision për të mbledhur të ardhura dhe për t’ia dhuruar Avniut ishte edhe aktivistja Edlira Çepani.

Statusi i gazetarit Stafa:

U KRY PER AVNIUN

Gjate kohes se termetiti, kam shkuar ne fshatrat e Durresit. Atje jam njohur e kam biseduar me mjaft njerez te ndryshem.

Shumica qante hallin, se u ishin shembur shtepite. Por njoha edhe njerez te tjere, qe ishin ngritur ne kembe per nevojtaret. Ishin organizuar vete, duke u sigutuar cadra, ushqime, e cdo nevoje qe kishin. Nje nder ta ishte edhe Ari Bici.  U bem miq me Arin. Nje njeri me zemer te madhe, ashtu kishte edhe shoket. Sot publikova rastin e Avniut, se duheshin 5 mije euro per Kamperin, dhe Ari vendosi te mundesonte te gjithe shumen i vetem.

E kishte prekur historia e Avniut, dhe zemra e madhe dhe e ndjeshme e Arit, s’mund te priste me qe Avniu te rrinte ne te ftohte. Me preku veprimi i tij, me perloti. Kjo eshte zemra e nje shqiptari te mire. Une s’kam cfare i them, vecse Zoti e bekofte ne familjen e tijJam shume i lumtur se jemi me shume se kurre afer zgjidhjes se situates se Avniut. Besoj qe neser do ta kryejme kete pune Edlira Çepani Ia dolem

Më shumë

spot_img