Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

EMOCIONUESE/ Pas 30 vitesh punë intensive, spikeri Ilir Konomi del në pension: Ndihem i privilegjuar që punova për Zërin e Amerikës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari dhe njëkohësisht spikeri i lajmeve të Zërit të Amerikës, Ilir Konomi ka përfunduar misionin e tij prej 30 vitesh punë intensive.

Lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari, i cili në përfundim të edicionit të  lajmeve tha se kjo ishte dita e tij e fundit në Zërin e Amerikës, pasi ka dalë në pension dhe tashmë do të ndjekë pasione të tjera. 

Ai u shpreh se ndihet i privilegjuar që punoi  për Zërin e Amerikës, ku ka mbuluar ngjarje madhore në SHBA, Shqipëri, Kosovë dhe kudo në trevat shqiptare.

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time.Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota”, u shpreh Ilir Konomi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img