Hapësire reklamuese

Aktualitet

EMOCIONUESE/ Luan Zhegu, Mariza Ikonomi dhe fëmijët e 'Zyber Hallullit' sjellin klipin që do ta nisë ditën tuaj me ëmbëlsi

Shkruar nga Newsbomb
Femijet e Shtepise se Femijes

Kantautori i madh Luan Zhegu, këngëtarja Mariza Ikonomi dhe vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" janë bashkuar për të sjellë edhe njëherë këngën "Si zogj me cicërima", në këto ditë të vështira për shkak të koronavirusit.

Video është shpërndarë edhe nga Kryeministri Rama, i cili thotë se duhet shumë pak përpjekje për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve.

"MIRËMËNGJES, duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër. Tamam si në këtë këngë! Një klip nga “Zyber Hallulli” për të na dhënë zemër ne të mëdhenjëve", shkruan Rama krah videos.

Në këto ditë të vështira, na duhet pak ëmbëlsi që sjellin zërat e magjishëm të Luan Zhegut dhe Mariza Ikonimit, si dhe ëmbëlsia dhe pafajësia e fëmijëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll