Hapësire reklamuese

Bota

Emmanuel Macron: Nuk do sulmojmë me armë bërthamore edhe nëse Rusia godet Ukrainën

Shkruar nga Newsbomb
Emmanuel Macron: Nuk do sulmojmë me armë bërthamore edhe

Presidenti francez Emmanuel Macron në një deklaratë ka thënë se Franca nuk do të përgjigjet me armë bërthamore edhe nëse Rusia i përdor ato kundër Ukrainës,

Ai është shprehur se doktrina e tyre mbështet në interesat themelore të kombit.

"Doktrina jonë mbështetet në interesat themelore të kombit. Ato janë të përcaktuara qartë dhe nuk do të prekeshin fare nëse, për shembull, do të kishte një sulm bërthamor balistik në Ukrainë” tha Macron.

Macron foli për herë të parë për doktrinën e parandalimit bërthamor të Francës në lidhje me Ukrainën, por ai shtoi se nuk ishte mirë të flitej shumë për këtë. Ndër të tjera ai ëhstë shprehur se pavarësisht kërcënimeve, nuk ka pasur asnjë tregues se presidenti rus Vladimir Putin po lëviz asetet bërthamore.

Udhëheqësi francez tha se Putin duhet të "kthehet në tryezë" për të diskutuar paqen në Ukrainë dhe se ai mendon se Kievi do të duhet të negociojë me të në një moment.

“Sot, para së gjithash, Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezë për bisedime”, tha ai.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.