Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Emisioni që përloti Blendi Fevziun, moderatori: Historitë janë shumë të trishta!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” të ditës së sotme ka sjellë dëshmi të rralla të genocidit në Kosovë. Ai tregoi se emisioni i sotëm dhe regjistrimet që ka realizuar në një ekspozitë në Prishtinë e kanë përlotur.

“Emisioni i sotëm do të jetë krejtësisht i veçantë. Është një prej emisioneve që edhe unë gjatë momenteve të regjistrimit jam përlotur. Jam i sigurt që shumë prej jush do të përloten sot. Do të përloten sepse edhe efekti që mund të arrinit direkt atje ku ne kemi kryer intervistat do ishte shumë më i fortë se ai që vjen në formë televizive”, tha Fevziu.

Fevziu tha se në Prishtinë është zhvilluar një ekspozitë me sendet personale të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

“Historitë e tyre janë akoma të trishta. Çdo sendi që familjarët kanë sjellë është dhe shpjegimi i momentit kur ky fëmijë ka ikur nga kjo botë. Shumë nga prindërit nuk kanë më asnjë send, nuk kanë më asnjë foto”, tha Fevziu.

“Ky që po shihni pas shpinës sime është fustani i Adriana Klinakut. Ishte 6-muajshe në kohën që familja u shkëput nga fshati nga ofensiva serbe e mori vajzën me vete e gjeti të vdekur nga një predhë që i kishte marrë jetën në moshën 6-muajshe. Fustani është e vetmja gjë që i ka mbetur”, tregoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img