Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Emisioni me Andi Bushatin fut në sherr Baton Haxhiun me Abc News, drejtuesit e shkarkojnë; e rrëmben televizioni Euronews

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8b683caab95072a025f3bdf19acd1cc3

Analisti shqiptar nga Kosova, Baton Haxhiu, erdhi me bujë në Tiranë pak kohë më parë pasi një prej televizioneve në vend i dha hapësirë që ai të kishte një emision të vetin në “prime time”.

Emisioni politikë në Abc News u pa si një sfidë ndaj emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut. Por, newsbomb.al mëson se planet e Baton Haxhiut nuk kanë shkuar ashtu si ai i kishte menduar.

Analisti nga Kosova paralelisht me emisionin që kishte në Abc News, u lajmërua se do të shfaqej dhe në Euronews Albania, “përballë” kolegut Andi Bushatin në një emision të tyrin. Kjo lëvizje e Haxhiut nuk është pritur mirë në Abc News, një televizion që tashmë ka nisur transformimin si një televizion gjeneralist, jo vetem i profilizuar te lajmet.

Drejtuesit e këtij të fundit e kanë shkarkuar Baton Haxhiun si anëtar bordi dhe i kanë ndërprerë kontratën për të vazhduar me emisionet që kishte përgatitur, të cilat do të ishin plot tre, mëson newsbomb.al.

Euronews Albania nuk humbi kohë dhe vendosi që “të rrëmbejë” gazetarin dhe analistin e njohur, dhe premton një “shock” të vërtetë në emisionin e Baton Haxhiut e Andi Bushatit. Dy analistë krejt të kundër në idetë dhe qëndrimet e tyre politike.

Më shumë

spot_img
spot_img