Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Emiri i Katarit fton Metën në Konferencën e Kombeve të Bashkuara, Presidenti udhëton drejt Dohas në fillim të vitit të ardhshëm

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë Ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri, teksa ky i fundit i ka dorëzuar Metës ftesën e Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

Meta thotë se e pranoi me kënaqësi ftesën, ndërsa e falenderoi ambasadorin për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite.

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Katarit, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri, i cili më dorëzoi personalisht ftesën e Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

I kërkova Ambasadorit t’i përcjellë Emirit të Katarit përshëndetjet e ngrohta dhe falenderimin e përzemërt Emirit për ftesën, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Me këtë rast i shpreha falenderimin dhe mirënjohjen e sinqertë edhe për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite, si dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img