Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Emiljano Shullazi shtrohet në spitalin e burgut, del nga regjimi special me autoblindat e RENEAS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Shullazi është shtruar mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin e Burgut të Peqinit. AI ka dalë nga regjimi special “41 bis” ku qëndron prej tre vitesh dhe është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe RENEA. Mësohet se Shullazi ka kërkuar vetë pasi ka qenë në gjendje shëndetësore jo të mirë.

Pak ditë më parë ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të dalë nga regjimi special.

Nuk dihet saktësisht se çfarë problemesh shëndetësore ka shfaqur Emiljano Shullazi por lëvizja e tij nga qelia e izoluar për në spitalin e Burgut të Peqinit është bërë nën masa të rrepta sigurie. Në ndihmë të Policisë së Burgjeve kanë shkuar dhe forcat speciale RENEA, të cilat janë parë me autoblinda jashtë rrethimit të spitalit.

Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije disa minuta më pas se Emiljano Shullazi është shoqëruar në kuadër të një vizite mjekësore të planifikuar nga mjekët, dhe më pas do të rikthehet përsëri në ambientet e Burgut të Peqinit, ku qëndron nën izolim special.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me repartet RENEA të Policisë së Shtetit, shoqërojnë të burgosurin Emiljano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, ku do t’i kryhet një vizitë e planifikuar nga mjekët. Menjëherë më pas, personi do të rikthehet në institucion sërish nën masa të rrepta sigurie”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se, në ditët e para të dhjetorit 2021 Gjykata e Posaçme e Apelit dha 55 vite burg për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Pesë anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit janë dënuar me 55 vite burg për disa vepra penale, si “grup kriminal”, “përvetësim pasurie”, “kërcënim”, etj.

Gjykata shpalli fajtor Emiljano Shullazin dhe e dënoi me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet secili dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img