Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Emiljano Shullazi në regjimin special 41 BIS, reagon avokati: SPAK mbulon dështimin dhe bën propagandë me emrin e tij, klienti im nuk i përmbush kriteret për të qenë subjekt i ligjit (DEKLARATA E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Shullazi është një nga emrat të cilët do të kalojnë në regjimin special 41 BIS, por ky vendim i ministres Etilda Gjonaj është kundërshtuar nga avokati I Shullazit, Vladimir Meçi.

Avokati shprehet se ky është një vendim i padrejtë që merret ndaj klientit të tij, duke akuzuar SPAK se po mbulon dështimet me krimin duke bërë “shoë” me emrin e Emiljano Shullazit.

Sipas avokatit Meçi, Shullazi nuk i përmbush kriteret për të qenë subjekt I Iigjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë.

“Në kushtet kur kriminaliteti po bën namin në vend, Ministria e Drejtësisë dhe SPAK kanë nisur një aksion poropagandistik ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, gjoja për të treguar në opinion publik se po bëjmë gjithcka ndaj krimit. Kjo bëhet në një kohë që akuzat ndaj Shullazit janë nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të falsifikuara.

Por ky vendim si makjazh propagandistik, nuk mbulon dot zgavrat në fytyrën e re të drejtësisë, as dështimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj krimit të organizuar, as paaftësinë e Strukturave të Posacme Antikorrupsion, as arrestimet e personave që kanë kaluar në jetën tjetër, apo arrestimin e shurdh-memecit bazuar në komunikimet e tij telefonike me zërin e tij të munguar etj etj.

Si një urdhër arbitrar, të kundërligjshëm dhe abuziv, do ta kundërshtojmë atë që ditën e hënë, në datën 3 gusht 2020, në SPAK, pasi Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurit me të, nuk përmbushin kriteret për të qenë subjekte të ligjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e avokatit Meci.

Kujtojmë se së bashku me Emiljano Shullazin, në regjimin special 41 BIS do të futen edhe Genci Balla, Endrit Zela, Arbjon Aliko, Blerim Shullazi, Gilmandio Dani dhe Endri Qyqja.

Deklarata e plotë e avokatit Vladimir Meçi:

Më shumë


spot_img









spot_img