Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Emiljano Shullazi kërkon të dalë nga regjimi i posaçëm 41 bis, i drejtohet Gjykatës së Lartë për “shansin e fundit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Shullazi i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të dalë nga regjimi special 41 bis ku ndodhet prej më shumë se një viti. Ai kërkon që vendimi i vitit 2019 të ministrit të Drejtësisë të shfuqizohet dhe ai të qëndrojë në qeli të zakonshme.

Ky është “shansi i fundit” i Emiljano Shullazit për të dalë nga regjimi special përsa i përket shkallëve të drejtësisë, pasi gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit e kanë rrëzuar rekursin e tij, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë tashmë Gjykata e Lartë.

Në regjimin special 41 bis futen të gjithë të dënuarit që kanë rrezikshmëri të lartë dhe pavarësisht burgosjes në qeli të zakonshme ruajnë kontaktet me jashtë dhe urdhërojnë krime të tjera.

Objekti i padisë/akuzës:  Kundershtimin e urdherit te Ministrit te Drejtesise nr. 474, dt. 29.07.2021 “Per zgjatjen e vendosjes ne regjimin e posacem te ushtrimit te te drejtave, ne burgun e sigurise se larte edhe per nje afat 1 vit per te paraburgosurin Emiljano Shullazi.

Baza ligjore: Neni 471 i K.Pr.Penale. Neni 17 i ligjit 81/2020 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”, si dhe te udhezimit nr. 5, dt. 28.06.2019, te Ministrit te Drejtesise “Per proceduren e brendshme te trajtimit te kerkesave per vendosjen e te denuarve dhe te paraburgosurve ne regjimin e posacem ne burgun e sigurise se larte”. K.Pr.Administrative.

Objekti i kundërpadisë:

Baza ligjore e kundërpadisë:

Palët:

Prokurori: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR

Relatori:  Albana Boksi

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img