Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Emiljano Shullazi futet në operacion dhe bën ndërhyrje në të dy krahët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Emiljano Shullazi i është nënshtruar një operacioni në të dy gjymtyrët e sipërme. Mësohet se i dënuari prej kohësh ka shfaqur probleme shëndetësore dhe pak ditë më parë është marrë vendimi që ai të operojë të dy krahët.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se Shullazi është bërë operacion në Spitalin e Burgjeve. Në muajin mars të këtij viti, ai u dërgua në QSUT nën masa të rrepta sigurie për të bërë disa kontrolle mjekësore.

Në muajin dhjetor Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së parë duke e dënuar me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij.

Shullazi është akuzuar për krime të rënda, që nga vrasjet te shpërthimet me eksploziv, trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img