Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emiljano Shullazi ankimim në Gjykatën Kushtetuese, kërkon daljen nga regjimin i izolimit“41-bis”

Shkruar nga Newsbomb
Emiljano Shullazi ankimim në Gjykatën Kushtetuese, kërkon daljen

Emiljano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për qëndrimin e tij në regjimin e izolimit "41 bis". Ky ankimim i tij vjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretetendimet e bëra nga vetë ai për të dalë nga izolimi.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese është përcaktuar të mbahet më 22 shkurt në orën 12:00.

Prej 1 gusht banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit.

Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, u bë pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'.

Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll