Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Emigruan në fëmijëri drejt SHBA për një jetë më të mirë, kush janë 4 shqiptarët që fituan në zgjedhjet lokale, mes tyre motra e Elez Biberajt

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër shqiptarë që kanë emigruar në Amerikë shumë vite më parë kanë kandiduar në zgjedhjet lokale të 5 nëntorit në Amerikë.

Vedat Gashi është njëri prej shqiptarëve që fitoi postin e prokurorit në Bordin e Legjislatorëve të Qarkut Westchester. Gashi me origjinë nga Kosova u detyrua të emigronte kur ishte vetëm 4 vjeç për të shpëtuar nga regjimi shtypës Jugosllav i Lidhjes Socialiste.

Fillimisht ai dhe katër motrat e tij u vendosën në Bronx dhe më pas u zhvendosën në Yorktown. Shqiptari arriti të përfundonte me sukses studimet në Shkollën e Mesme Lakeland, Kolegjin e Connecticut dhe Shkollën Juridike të Seton Hall dhe falë punës së palodhshme aariti të bëhej një avokat dhe biznesmen i zoti, duke fituar një pasuri të patundshme.

Vedat Gashi tashmë është i martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa për kandfidaturën e tij ofron një përvojë ndërkombëtare në qeverisjen lokale. Por jo vetëm kaq, Gashi nuk mundi ta harrojë vendlindjen e tij, pasi ndihmoi shumë në përpjekjet për të shpallur pavarësinë e Kosovës, duke hartuar disa dokumente ligjore themelore për republikën më të re në Evropë në vitin 2008.

Kombet e Bashkuara e emëruan atë si Këshilltar Kryesor Ligjor të Kryeministrit të Kosovës, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë u rikthye në Yorktoën, ku hapi edhe biznesin e tij.

Buta-Biberaj-latino-vote.jpg

Një tjetër shqiptare që ka shkëlqyer në Amerikë është Buta Biberaj, e cila kandidoi për Avokaten e Commonwealth të Qarkut Loudoun.

Biberaj ka ushtruar profesionin e gjykatëses zëvendësuese për 11 vite, duke hetuar qindra raste kriminale, civile dhe jo vetëm.

Buta Biberaj mori mbështetje nga Ëashington Post, dhe duke qenë se është një gazetë shumë e madhe, kjo e ndihmoi edhe për të fituar postin e prokurores në prefekturën Yorktown në New York. Ajo ka lindur në Mal të Zi dhe është motra e Elez Biberaj, drejtor për Euroazinë në ‘Zërin e Amerikës’.

Buta Biberaj është një drejtore e firmës Biberaj Snow & Sinclair, PC dhe ka qenë avokate në Qarkun Loudoun që nga viti 1993.Ajo njihet si një grua e ashpër, me parime, një luftëtare e lindur dhe motoja e fushatës së saj ishte “Drejtësia është e vërteta në veprim!”

Visar-Tasimi.jpg

Visar Tasimi është shqiptari që arriti të bëhet anëtar në Bordin e Kryetarit të Komunës dhe Burgesses.

Tasimi ka përfunduar studimet universitare vitin e kaluar dhe është njohur nga Gazeta e Biznesit Hartford në Klasën e tyre “40 Under Forty” të 2019.

30-vjeçari, i cili ka qenë kandidati i demokratëve, ka shërbyer për dy vjet si Anëtar i Bordit të Financave, ndërsa tashmë është rikthyer në Naugatuck, ku ka jetuar për 26 vite.

Po ashtu edhe prindërit e shqiptarit, vëllezërit, motrat dhe bashkëshortja jetojnë në këtë qytet dhe po ndihmojnë të riun në kryerjen sa më mirë të misionit.

Jetlir-Kulla.jpg

Nga ana tjetër Shqiptari Jetlir Kulla kandidoi dhe arriti të fitojë për herë të dytë zgjedhjet si anëtar i Këshillit Bashkiak të distriktit të katërt të Waterbury-t.

32-vjeçari nga Elbasani falenderoi të gjithë votuesit dhe pëkrahësit e tij duke premtuar se do të vazhdojë me axhendën e zhvillimit të distriktit të Waterbury-t në Konektikat të SHBA-së.

‘’Faleminderit të gjitha që votuam për mua sot! Është një nder të rizgjidhem si anëtar i Këshillit të distriktit të katërt. U jam shumë mirënjohës secilit për mbështetjen e dhënë, sidomos familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë garë. Le ta çojmë përpara Ëaterbury-n.’’, shkruan Kulla nga profili i tij në ‘’Facebook’’.

Duke kërkuar një mandat të dytë Jetlir kulla, që emigroi nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1998, ka bërë një përparim të madh.

Ai ishte vetëm 11 vjeç kur mbërriti në SHBA, ndërsa sot që fitoi në zgjedhje ka mbushur 32 vite. Ai thotë se kërkon të shohë rajonin ku jeton Waterbury të transformuar në një qytet të suksesshëm.

Nuk harron rrënjët shqiptare, në intervista tregon se do të sjellë eksperiencën e lidershipit në tryezën e punës në sektorin privat, por edhe në komunitetin shqiptar. Thotë se është i ri, dhe ka shumë ide për qytetin. I martuar pak kohë përpara zgjedhjeve me Anxhela Kullën, aktualisht, Edliri punon si menaxher shitjesh në sektorin privat.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img