Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emigroi në Amerikë në 1998 kur ishte vetëm 11 vjeç, sot ELBASANLLIU fiton zgjedhjet në qytetin e tij në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Jetlir Kulla, shqiptari i cili u rizgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Waterbury-t në SHBA

Shqiptari Jetlir Kulla arriti të zgjidhet për herë të dytë anëtar i Këshillit Bashkiak të distriktit të katërt të Waterbury-t.

32-vjeçari nga Elbasani falenderoi të gjithë votuesit dhe pëkrahësit e tij duke premtuar se do të vazhdojë me axhendën e zhvillimit të distriktit të Waterbury-t në Konektikat tw SHBA-së.

‘’Faleminderit të gjitha që votuam për mua sot! Është një nder të rizgjidhem si anëtar i Këshillit të distriktit të katërt. U jam shumë mirënjohës secilit për mbështetjen e dhënë, sidomos familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë garë. Le ta çojmë përpara Waterbury-n.’’, shkruan Kulla nga profili i tij në ‘’Facebook’’.

Duke kërkuar një mandat të dytë Jetlir kulla, që emigroi nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1998, ka bërë një përparim të madh.

Ai ishte vetëm 11 vjeç kur mbërriti në SHBA, ndërsa sot që fitoi në zgjedhje ka mbushur 32 vite. Ai thotë se kërkon të shohë rajonin ku jeton Waterbury të transformuar në një qytet të suksesshëm.

Nuk harron rrënjët shqiptare, në intervista tregon se do të sjellë eksperiencën e lidershipit në tryezën e punës në sektorin privat, por edhe në komunitetin shqiptar. Thotë se është i ri, dhe ka shumë ide për qytetin. I martuar pak kohë përpara zgjedhjeve me Anxhela Kullën, aktualisht, Edliri punon si menaxher shitjesh në sektorin privat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.