Hapësire reklamuese

Politikë

Emigrimi i paligjshëm, Balla nga Brukseli: Sfidë që ka nevojë për partneritet

Shkruar nga Newsbomb
Emigrimi i paligjshëm, Balla nga Brukseli: Sfidë që ka

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Von Der Leyen.  Nga Brukseli, Balla ka folur lidhur me sfidat e migracionit të cilat mund të përballohen më lehtë duke vendosur si prioritete parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Gjithashtu, ministri foli edhe lidhur edhe me procesin “screening”, për të cilin tha se pritshmëritë e vendit tonë janë që të mbyllet brenda 14 muajve të ardhshëm, ndërkohë që paralajmeroi se presim të hapen deri në fund të këtij viti, edhe kapituj të tjerë.

Ndërkohë, lidhur me qëndrimet e angazhimet e qeverisë shqiptare për të përballuar sifudat e migracionit të palgijshëm, ministri tha se Shqipëria është vlerësuar si model solidariteti e parteriteti me vendet e BE-së.

“Gjatë takimit me Komisionerin Varhelyi, natyrshëm që pjesa e parë e bisedës lidhet me përfundimin me sukses, në një kohë të shkurtër, 14-mujore, të procesit të “screening”, pra të vlerësimit të përputshmërisë së legjislacionit shqiptare me atë të BE, ose siç quhet ndryshe “acquis comunautaire. Dua ta vlerësoj maksimalisht punë e më shumë se 1000 ekspertëve shqiptarë dhe po aq 1000 ekspertëve të KE-së. Ndërkohë që presim që brenda këtij viti të kemi mundësi të hapim bisedimet për grup-kapitujt e parë, ku përfshihet dhe natyrshëm edhe pjesa që lidhet me kapitullin 23 e 24, “punët e brendshme” dhe “drejtësia”.

 Ndërkohë, duke u gjendur në këtë konferencë, natyrshëm që kemi ndarë edhe vlerësimet tona për sa i përket çështjeve dhe sfidave që na vendos përpara emigracioni i paligjshëm. Unë mendoj që çështjet si emigracioni janë çështje të cilat pikë së pari kërkojnë solidaritet, partneritet. Dhe në fakt Shqipëria sjell në këtë konferencë një model të solidaritetit dhe të partneritetit. Ajo që ne kemi bërë me Italinë, pra marrëveshja, është një model, i cili jo vetëm që merr vlerësimin edhe të kolegëve me të cilët kam biseduar apo përfaqësuesit e KE, sikurse ishte bisede me Komisionerit Varhelyi, por ajo që është më e rëndësishme është që duhet të kuptojmë që sfida që kemi përballë, është një sfidë që nuk mund ta përballojë vetëm një vend i cili ka kufijtë apo pozicionin gjeografik për t’u përballur me të. Duhe të kuptojmë që kjo është një sfidë që ka nevojë për partneritet, për solidaritet, për bashkëpunim. Mesazhi im në këtë konferencë është që në përballjen me sfidën globale të emigracionit na duhet që të vendosim si prioritete, parimet e partneritetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, ka thënë Balla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese