Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të botës nuk do të kenë mundësi të votojnë as në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohën vitin e ardhshëm.
Kjo është bërë e qartë nga kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillon me përfaqësuesit e diasporës që marrin pjesë në samitin e çelur dje.
Rama tha se Shqipëria nuk ka ende të dhëna për numrin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe mungesa e infrastrukturës e bën të pamundur që ata të votojnë në zgjedhjet e 2017-ës.