Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emigrantët kthehen në atdhe, sa qytetarë kanë hyrë në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Shkruar nga Newsbomb
Emigrantët kthehen në atdhe, sa qytetarë kanë hyrë

Festat e fundvitit si çdo vit tjetër po mblehdin emigrantët në atdhe pranë familjeve të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri 6735 dhe kanë dalë 2251.

Ndërkohë, që në Qafë-Thanë kanë hyrë 3696 shtetas dhe kanë dalë 3515 të tjerë.

Kujtojmë se që prej ditës së djeshme Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë me rastin e festave të fundivtit. Sipas asaj që Policia bëri me dije masat shtesë janë ndërmarrë duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër, në akset rrugore dhe në qendrat e banuara.

Gjithashtu, forcat e Sigurisë Kombëtare janë shpërndarë në porte, aeroporte, pika kalimi, në qendra të mëdha urbane dhe në akse rrugre, duke bashkëpunuar me strukturat vendore dhe janë në gadishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese