Me ardhjen e gushtit po kthehen edhe emigrantë të shumtë për të shijuar pushimet në vendin e tyre.
Bëhet me dije se në pikën kufitare të Kakavijës në 24 orët e fundit ka pasur një flusk të lartë lëvizjesh në të dyja drejtimet.
Në kufi janë duke punuar 3 sportele në hyrje dhe 3 të tjera në dalje. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavies kanë hyrë për në tokën shqiptare 6777 shtetas dhe kanë dalë mbi 4 mijë.