Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Emigrantët fillojnë grevë urie në Idomeni, 7 mijë fëmijë përballen me motin e keq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata e krizës së emigrantëve nuk ka ndryshuar në Idomeni të Greqisë, ku më shumë se 13 mijë refugjatë presin të hapet kufiri për të kaluar në tokën e Maqedonisë. Midis tyre presin edhe 7 mijë fëmijë.

Sipas mediave greke, emigrantët kanë vendosur të fillojnë grevë urie. Pasi situate nuk ka ndryshuar, ata duan me këtë mënyrë të vënë nën presion Europën, ndërkohë që 7 mijë fëmijë përballen me motin e keq. Në zonë ka rreshje shiu dhe shumë fëmijë kanë fjetur në tokë të lagur gjatë natës, diçka që ka shkaktuar probleme shëndetësore.

Mësohet se çdo ditë fëmijë transportohen nëpër spitale të zonës, duke qenë me temperaturë, ndërsa një fëmijë 12 vjeç e ka zënë korenti në zonën e stacionit të trenit dhe është transportuar menjëherë në spital. Ndërkohë, qindra emigrantë arrijnë çdo ditë në Idomeni, pavarsisht se kufiri Greqi-Maqedoni është i mbyllur dhe ka bllokuar rrugën. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img