Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në atdhe për të festuar me familjarët e tyre dhe të afërmit Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Ashtu sikur se ndodh çdo vit në këto ditë të dhjetorit në pikat kufitare Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë janë krijuar radhë të gjata mjetesh që presin të hyjnë në territorin shqiptar.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje, ku tregojnë radhët e gjata të makinave në pikat doganore. Emigrantët kanë pritur me orë të tëra në makina, mes temperaturave të ulta për të kalur për në vendin e tyre.
@melindr_2004 Περναμε ωραια εδω στα συνορα ?#fypシ #foryoupage #albania #greece ♬ Salire - Deejay Elisjon
Sondazh
Poll