Hapësire reklamuese

Aktualitet

Emigrantët, 20 oficerë të policisë kufitare italiane mbërrijnë në vendin tonë me kërkesë të autoriteteve shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

20 efektivë të policisë kufitare italiane do të bërrijnë në Shqipëri në 15 mars për të ndihmuar në forcimin e kufijve të vendit. Dergimi do të bëhet me kërkesë të autoriteteve shqiptare në kuadër të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë për parandalimin dhe menaxhimin e fluksit të emigrantëve pas mbylljes së kufijve në Ballkan.

Autoritetet shqiptare do të caktojnë  se ku do të vendosen oficerët e policisë kufitare italiane. Rreth 13,000 emigrantë nga vendet e Lindjes së mesme janë aktualisht të bllokuar në fshatin grek Idomeni në kufi me Maqedoninë. Ndërsa është e paqartë nëse 20 oficerët e policisë italiane do të ndihmojnë në parandalimin e hyrjes së tyre në territorin shqiptar apo do të ofrojnë asistencë për regjistrimin e tyre në rast se Shqipëria vendos të hapë dyert.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu